Futen në market për të vjedhur, e rrahin punëtoren e bëjnë për spital - Gazeta Express
string(68) "futen-ne-market-per-te-vjedhur-e-rrahin-punetoren-e-bejne-per-spital"

Futen në market për të vjedhur, e rrahin punëtoren e bëjnë për spital

Gazeta Express

18/10/2020 9:47

Policia ka arrestuar dy të dyshuar të cilët kanë vjedhë gjëra ushqimore në një market, raporton Express

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, njofton policia në raportin 24 orësh.

Lexo Edhe:

Të dyshuarit kanë sulmuar punëtoren e marketit, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë. I dyshuari kishte vjedhur disa gjëra ushqimore në një market dhe me qëllim të mbajtjes se gjësendeve te vjedhura ka sulmuar viktimën femër  kosovare punëtore e marketit duke i shkaktuar lëndime trupore dhe gjërat në fjalë ia kishte shitur të dyshuarit tjetër. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, ka njoftuar policia./GazetaExpress/