Futbollistja braziliane Kathellen Sousa, futbolliste e njohur braziliane, ka njoftuar se e ka përqafuar fenë islame.

Përmes një videoje në rrjetet sociale, ajo ka njoftuar se vendimin për t’u konvertuar në fenë islame e mori pas dy vitesh pune në Arabinë Saudite, përcjell “Gazeta Express”.
“Hapa të vegjël, duke e gjetur rrugën e duhur, duke kërkuar ndryshime, duke e vlerësuar dhuratën e jetës”, u shpreh 28-vjeçarja në një video që e postoi në rrjetin social – Instagram. /Gazeta Express