Futbollistit italian i publikohet një foto nudo, ai reagon duke thënë se i është hakuar telefoni - Gazeta Express
string(95) "futbollistit-italian-i-publikohet-nje-foto-nudo-ai-reagon-duke-thene-se-i-eshte-hakuar-telefoni"

Sport

Gazeta Express

27/06/2022 23:39

Futbollistit italian i publikohet një foto nudo, ai reagon duke thënë se i është hakuar telefoni

Sport

Gazeta Express

27/06/2022 23:39

Mesfushori i Sassuolos dhe Italisë, Davide Frattesi, ka thënë se i është hakuar telefoni pasi u publikua një fotografi e tij në “Instagram”, ku ai shihej krejtësisht i zhveshur.

22-vjeçari ishte kryetemë e mediave italiane sot pas publikimit të asaj fotografie, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ajo u fshi shpejt dhe Frattesi pastaj e sqaroi situatën përmes llogarisë së tij në “Instagram”.

“Më falni djema, por dikush më ka hakuar në njëfarë mënyre telefonin dhe kjo fotografi është publikuar… Më falni!”, shkroi ai.

Pavarësisht se reagimi i tij ishte i shpejt, fotografia e tij arriti që të bëhet virale në Itali, megjithëse në një formë të censuruar. /Gazeta Express/