Futbollistit brazilian iu dridhën këmbët pasi e pa Messin në fushë - Gazeta Express
string(66) "futbollistit-brazilian-iu-dridhen-kembet-pasi-e-pa-messin-ne-fushe"

Futboll

Gazeta Express

24/06/2025 15:42

Futbollistit brazilian iu dridhën këmbët pasi e pa Messin në fushë

Futboll

Gazeta Express

24/06/2025 15:42

Lionel Messi është idhull i tifoëve të futbollit, por jo vetëm.

Legjenda argjentinase tashmë është i admiruar edhe nga futbollistët, një pjesë e mirë e së cilëve e kanë inspirim, e po ashtu edhe idol.

E një i tillë është edhe futbollisti i Palmeiras, Estêvão, i cili mbrëmë i përjetoi emocionet më të mëdha në karrierën si futbollist, por ndoshta edhe në jetë, shkruan “Gazeta Express”.

Ai e pati mundësinë ta ketë përballë atë që prej shumëkujt konsiderohet si futbollisti më i mirë në histori.

E futbollisti brazilian i shfaqi emocionet që i ndjeu përmes një deklarate që e dha pas ndeshjes Inter Miami – Palmeiras, e cila përfundoi baras 2:2, e vlefshme për Kupën e Botës për Klube.

“Këmbët e mia po dridheshin në fillim të lojës, sapo e pashë Messin e kisha një ndjenjë të pashpjegueshme. Ai është idhulli dhe shembull im. Kjo është një eksperiencë që nuk do ta harroj kurrë. Ishte një kënaqësi absolute ta ndaja fushën me të”, deklaroi futbollisti brazilian. /Gazeta Express