Futbollisti zviceran e vlerëson lart Kosovën: Por, ne duam t’i fitojmë krejt ndeshjet - Gazeta Express
string(82) "futbollisti-zviceran-e-vlereson-lart-kosoven-por-ne-duam-ti-fitojme-krejt-ndeshjet"

Futboll

Gazeta Express

03/09/2025 10:42

Futbollisti zviceran e vlerëson lart Kosovën: Por, ne duam t’i fitojmë krejt ndeshjet

Futboll

Gazeta Express

03/09/2025 10:42

Futbollisti zviceran, Fabian Rieder ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së të premtes kundër Kosovës.

Lojtari i ri i Augsburgut e ka vlerësuar lart ekipin Dardan, por ndërkohë ka insistuar se Helvetikët duhet ta nisin me këmbë të mbarë kampanjën kualifikuese të Botërorit 2026, shkruan “Gazeta Express”.

“Po luajmë kundër Rexhbeçajt, një shoku të ri të skuadrës për mua. Por, ata (Kosova) janë të pozicionuar mirë në të gjithë skuadrën dhe do të na duhet ta shtyjmë veten deri në limit kundër këtij kundërshtari të fortë”, deklaroi fillimisht ai, teksa foli për duelin me shokun e tij të ri të ekipit, Elvis Rexhbeçaj.

“Nuk do të jetë një shëtitje në park për ne në këto kualifikime. Të tri skuadrat (Kosova, Suedia e Sllovenia) kanë cilësi të jashtëzakonshme. Por, ne duam ta kalojmë grupin dhe, nëse është e mundur, t’i fitojmë të gjitha ndeshjet. Këto janë qëllimet tona. Mezi presim të fillojmë”, përfundoi Rieder.

Zvicra dhe Kosova do të përballen mes vete këtë të premte në Basel në ndeshjen që do të nisë prej orës 20:45. /Gazeta Express