string(85) "futbollisti-serb-kemi-kualitet-te-ngjashem-me-shqiperine-shkojme-per-fitore-ne-tirane"

Futboll

Gazeta Express

03/06/2025 13:25

Futbollisti serb: Kemi kualitet të ngjashëm me Shqipërinë, shkojmë për fitore në Tiranë

Futboll

Gazeta Express

03/06/2025 13:25

Kombëtarja serbe i ka nisur përgatitjet për ndeshjen e së shtunës në Tiranë kundër Shqipërisë, e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2026.

Njëri prej futbollistëve që është ftuar nga selektori Dragan Stojkoviç është Aleksandar Katai.

Futbollisti i Crvena Zvezdës e ka vlerësuar lartë Kombëtaren Kuqezi, por insiston se ai me shokë do të mundohen të dalin triumfues nga “Arena Kombëtare”, shkruan “Gazeta Express”.

“Shqipëria është një kombëtare e ngjashme me Serbinë për sa i përket përbërjes, në kuptimin që ka shumë lojtarë që luajnë jashtë vendit, lojtarë që luajnë në klube të ndryshme evropiane. Ata kanë më shumë lojtarë në Serie A, por ka disa që luajnë në Bundesligë, Premierligë… Ata e kanë një lojtar që luajti në finalen e Ligës së Kampionëve, Asllani. E gjithë kjo flet për cilësinë e tyre. Ata kanë cilësi, por edhe ne. Na pret një lojë e vështirë, shpresoj se do të dalim fitues”, deklaroi fillimisht futbollisti serb në konferencë për shtyp.

Ai shpreson që Serbia ta sigurojë kualifikimin në Kupën e Botës, e cila do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada e Meksikë.

“Shpresoj se do të jemi midis pjesëmarrësve në mënyrë që të gjithë të mund të shohim gjithçka drejtpërdrejt në Amerikë, një vend fenomenal. Kemi shumë punë për të bërë në grup së pari, Anglia është favorite, por ato janë ndeshjet më të bukura, kur ke një kundërshtar të mirë dhe kur duhet të japësh 110 për qind për të dalë fitues”, vazhdoi ai.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë do të luhet të shtunën mbrëma në stadiumin “Arena Kombëtare” duke nisur nga ora 20:45. /Gazeta Express

aaaaa