Futbollisti që i shënoi tre gola Dritës: "Ishte një mbrëmje e çmendur..." - Gazeta Express
string(67) "futbollisti-qe-i-shenoi-tre-gola-drites-ishte-nje-mbremje-e-cmendur"

Futboll

Gazeta Express

29/07/2021 22:34

Futbollisti që i shënoi tre gola Dritës: “Ishte një mbrëmje e çmendur…”

Futboll

Gazeta Express

29/07/2021 22:34

Feyenoordi arriti sonte që më shumë vështirësi ta eliminoi Dritën në raundin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Skuadra holandeze mposhti “Intelektualët” me rezultatin 3-2, me golin e tretë të shënuar në minutën e 90-të.

Lexo Edhe:

Te Feyenoordi shkëlqeu sonte Guus Til, i cili shënoi të tre golat e fitores. Ai pas ndeshjes tha se ishte një natë e çmendur.

“Unë munda të shënoja pesë gola. Ishte një mbrëmje e çmendur. Si i humbem shanset tona sonte… Ne nuk ishim vigjilentë dhe duhet analizuar me kujdes. Duhet të përmirësohemi së shpejti, kjo është e sigurt. Për fat të mirë jemi kualifikuar, kjo është me rëndësi” – tha Til për “ESPN”.

Feyenoordi në raundin e tretë do të takohet me Luzernin.