Një futbollist që i propozoi të dashurës së tij në fushë ka njoftuar se lidhja e tyre ka përfunduar, vetëm tre ditë pas gjestit romantik.
Derrickson Quiros, i cili luan për skuadrën e elitës guatemalase Club Xelajú, u bë viral gjatë fundjavës pasi i kërkoi dorën për martesë të dashurës së tij pas fitores 4-2 kundër Deportivo Marquense.
🇨🇷 🇬🇹 Trionfa l’amore. Oppure no?
— Sottoporta (@Sottoporta_ICI) February 23, 2026
Derrikson Quiros chiede la mano della sua bella dopo la partita di domenica vinta 4-2 dal suo Xelajù sul Marquense.
Grande festa!
Mercoledì tramite Instagram il calciatore ha annunciato la separazione. pic.twitter.com/WIgkeLKZgp
Siç shihet në pamje, Quiros u ul në një gju në stadiumin “Estadio Mario Camposeco” dhe, pasi partnerja e tij tha “po”, qindra tifozë e përgëzuan çiftin me duartrokitje.
Mesfushori më pas e ndau momentin në rrjetet sociale me mbishkrimin: “Partnerja ime e jetës, të dua shumë.”
Megjithatë, vetëm tre ditë pas skenës romantike në Guatemalë, Quiros zbuloi përmes një “story” në Instagram se fejesa kishte marrë fund papritur.
“Po, është e vërtetë që lidhja (fejesa) ime përfundoi. Ishte një situatë e vështirë personale, si çdo ndarje, por preferoj ta trajtoj me respekt dhe pjekuri,” shkroi ai në Instagram, sipas publikimit meksikan Latinus.
“Nuk do të flas keq për askënd dhe as nuk do të hyj në detaje, sepse ishte një lidhje e rëndësishme për mua në atë kohë.”
Quiros shtoi: “Tani jam i fokusuar te karriera ime, te skuadra ime dhe të vazhdoj të rritem si person. E vlerësoj mbështetjen e të gjithëve dhe shpresoj ta respektoni këtë moment. Faleminderit.”
Përveç lojtarit, edhe ish-e fejuara e tij reagoi në rrjetet sociale. “Në fund, nuk ka përgjigje më të mirë sesa ajo që ofron heshtja,” tha ajo, sipas “O Globo”./GazetaExpress/