Futbollisti në pronësi të Man Cityt i shënon gjashtë gola në një ndeshje - Gazeta Express
string(72) "futbollisti-ne-pronesi-te-man-cityt-i-shenon-gjashte-gola-ne-nje-ndeshje"

Futboll

Gazeta Express

26/05/2022 10:19

Futbollisti në pronësi të Man Cityt i shënon gjashtë gola në një ndeshje

Futboll

Gazeta Express

26/05/2022 10:19

Julián Álvarez është lojtari më i përfolur i orëve të fundit në futbollin botëror.

Lexo Edhe:

Sulmuesi argjentinas ka bërë diçka që rrallë ndonjë futbollist mund ta bëjë, shkruan “Gazeta Express”.

Në fakt, ai i ka realizuar 6 gola në fitoren e River Plates me rezultat 8:1 ndaj Alianza Lima në fazën e grupeve të Copa Libertadores.

22 vjeçari, i cili është në pronësi të Manchester Cityt, i huazuar në klubin argjentinas, ishte i papërmbajtshëm dhe i pandalshëm për kundërshtarët.

Ai i realizoi golat në minutat 15, 18, 41, 54, 57 e 83, siç mund ta shihni në videon duke klikuar KETU

Ndërsa, nga një gol e shtuan edhe Santiago Simon (53’) e Elias Gomez (79’), si, shkruan “Gazeta Express”.

Nga ana tjetër, golin e vetëm dhe të nderit për Alianza Liman, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e gjashtë të Grupit F e realizoi Pablo Lavandeira nga penalltia në minutën e parafundit të lojës.

Pa dyshim, Alvarez e shkroi emrin e tij në histori të futbollit jug-amerikan. /Gazeta Express/