Futbollisti i Unitedit zbulon zënkën me Ibran: Çka ke, oj hundë e madhe? Mbylle gojën - Gazeta Express

Sport

Gazeta Express

18/02/2020 11:27

Futbollisti i Unitedit zbulon zënkën me Ibran: Çka ke, oj hundë e madhe? Mbylle gojën

Sport

Gazeta Express

18/02/2020 11:27

Mbrojtësi i Manchester Unitedit i huazuar në Estudiantes, Marcos Rojo, ka zbuluar se ai kishte qenë shumë afër të kapej me grushte me Zlatan Ibrahimovicin gjatë një seance stërvitore, mirëpo trajneri i atëhershëm i Djajve të Kuq, Jose Mourinho, kishte intervenuar dhe i kishte qetësuar lojtarët.

Marcos Rojo dhe Zlatan Ibrahimovic luajtën së bashku për një sezon e gjysmë në Old Trafford. Suedezi u largua nga Manchester Unitedi në janar të vitit 2018, ndërsa muajin e kaluar edhe Rojo e la Old Trafford dhe kaloi si huazim në Estudiantes, transmeton Gazeta Express.

“Zlatan ka karakter të fortë, për këtë më kishte paralajmëruar edhe Ezequiel Lavezzi. E dija se ai dëshironte t’ia gjuanim gjithmonë topin. Por, gjatë një ndeshje, e pashë se ai e kërkoi topin, por unë ia pasova Paul Pogbas”, ka thënë Rojo.

“Ai filloi të më bërtasë, e ngriti dorën dhe më tha shumë gjëra anglisht dhe spanjisht. Unë i thashë: “Çka ke oj hundë e madhe? Mbylle gojën”. E dija se do të më vriste po të më zinte, kështu që e vetmja gjë që mund ta bëja ishte të ballafaqohesha me të”.

“Kur ne hymë në zhveshtore, unë menjëherë i thashë atij ta mbyllë gojën dhe të mos bërtasë. Ne filluam ta ofendojmë njëri-tjetrin dhe bashkëlojtarët tanë po na shikonin. Në mes, Jose Mourinho po tentonte të na qetësonte të gjithëve”. /Gazeta Express/