string(66) "futbollisti-i-prishtines-shpallet-me-i-miri-i-xhiros-se-parafundit"

Sport

Gazeta Express

18/05/2025 14:12

Futbollisti i Prishtinës shpallet më i miri i xhiros së parafundit

Sport

Gazeta Express

18/05/2025 14:12

Futbollisti i Prishtinës, Ron Raçi, është shpallur lojtari më i mirë i xhiros së 35-të në Superligën e Kosovës.

Ndeshjet e kësaj jave u zhvilluan të shtunën, ku Prishtina mori një fitore të rëndësishme ndaj Feronikelit 74 në Drenas, duke siguruar mbijetesën në elitën e futbollit kosovar, vetëm një xhiro para përfundimit të sezonit.

Raçi realizoi golin vendimtar për skuadrën e tij dhe u vlerësua si lojtari më i mirë nga komisioni i FFK-së.

Prishtina fitoi 1-0 ndaj Feronikelit ’74 dhe e siguroi mbijetesën në Superligë pa barazh./GazetaExpres/