Ish-reprezentuesi i Francës, Wissam Ben Yedder, u shpall të mërkurën fajtor për dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij të ndarë dhe u urdhërua të paguajë një gjobë prej 90,000 €.
Avokatja e tij, Marie Roumiantseva, tha se 35-vjeçari nuk ishte i pranishëm në shpalljen e aktgjykimit dhe se do të apelojë vendimin, transmeton Gazeta Express
Kjo është dënimi i dytë për Ben Yedder brenda më pak se një viti. Në nëntor, ai mori një dënim me dy vjet burg me kusht për sulm seksual ndaj një gruaje, të kryer dy muaj më parë.
Në vitin 2023, një gjykatë spanjolle e dënoi gjithashtu me gjashtë muaj burg me kusht për evazion fiskal gjatë periudhës 2016–2019 te Sevilla.
Ai është gjithashtu nën hetim, së bashku me vëllain e tij Sabri, për përdhunimin e dy grave në vitin 2023, akuza të cilat të dy i mohojnë.
Për çështjen e dhunës psikologjike, prokuroria franceze kishte kërkuar një dënim me tetë muaj burg me kusht dhe një gjobë prej 10,000 €.
Në vend të kësaj, gjykata e dënoi me gjobë 90,000 € dhe urdhëroi të paguajë 60,000 € të tjera – gjysmën si kompensim për bashkëshorten dhe gjysmën për shpenzime gjyqësore.
Çifti është në proces divorci.
Ben Yedder, ish-kapiten i Monacos në Ligue 1, renditet i dyti në listën e golashënuesve më të mirë në historinë e klubit. Ai është pa klub që nga një periudhë e shkurtër këtë vit te Sepahan në Iran.