Futbollisti i Chelseat s’ia zgjati dorën presidentit Trump gjatë ceremonisë së medaljeve, video bëhet virale - Gazeta Express
string(106) "futbollisti-i-chelseat-sia-zgjati-doren-presidentit-trump-gjate-ceremonise-se-medaljeve-video-behet-virale"

Futboll

Gazeta Express

14/07/2025 13:41

Futbollisti i Chelseat s’ia zgjati dorën presidentit Trump gjatë ceremonisë së medaljeve, video bëhet virale

Futboll

Gazeta Express

14/07/2025 13:41

Futbollisti i Chelseat, Tyrick George është bërë viral për veprimin e tij të pazakontë.

Gjatë ceremonisë së ndarjes së medaljeve për kampionin e ri të botës pas finales së Botërorit të Klubeve, futbollisti i “Blues” nuk ia zgjati dorën presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, shkruan “Gazeta Express”.

Kjo video e bëri xhiron e botës në internet, ndërsa George nuk e përshëndet e madje as nuk e shikon fare presidentin amerikan, ndryshe nga shokët e tjerë të ekipit, të cilët u ndalën për ta përshëndetur Trumpin, i cili njëherësh i ndante medaljet.

Trump mbeti i habitur me veprimin e George, për të cilin besohet se këtë veprim e bëri aksidentalisht, pa ndonjë qëllim të caktuar.

Pra, ky rast nuk ka motive politike apo të ndonjë natyre tjetër, por që ngjalli reagime dhe dyshime të mëdha në publik. /Gazeta Express