Futbollisti brazilian arrin marrëveshje me Gjilanin, ka luajtur në Shqipëri - Gazeta Express
string(74) "futbollisti-brazilian-arrin-marreveshje-me-gjilanin-ka-luajtur-ne-shqiperi"

Futbollisti brazilian arrin marrëveshje me Gjilanin, ka luajtur në Shqipëri

Sport

Gazeta Express

10/06/2021 21:40

Sport Club “Gjilani” është njëra nga skuadrat më aktive në afatin kalimtar të verës, ku klubi në krye me kryetrajnerin Ismet Munishin kanë shpallur kandidaturën për titullin kampion.

Gazeta “Sheshi” raporton se skuadra “kuqeebardhe” ka arritur marrëveshje me futbollistin brazilian, Elton Cale.

Lexo Edhe:

Për shërbimet e futbollistit kanë shprehur shumë skuadra në Superioren shqiptare, por që Gjilani në fund ia doli t’i siguroj shërbimet e tij.

Futbollisti 32-vjeçar karrierë ka bërë edhe tek Flamurtari i Vlorës dhe Kukësi.

Gjithashtu, Cale ka karrierë të pasur pasi që ka luajtur në shumë vende të botës duke nisur nga Brazili, Portugalia, Rusia dhe Greqia.

Më poshtë e gjeni një video nga paraqitjet e Cale viteve të fundit: 

Pritet vetëm zyrtarizimi, pasi këtë e konfirmoi në njëfarë mënyre edhe vet klubi çaste më parë, me postimin e fundit në Facebook.