Futbollistët e ligës së parë të Tetovës u testuan për KOVID-19 - Gazeta Express
string(62) "futbollistet-e-liges-se-pare-te-tetoves-u-testuan-per-kovid-19"

Gazeta Express

30/05/2020 13:37

Futbollistët e ligës së parë të Tetovës u testuan për KOVID-19

Gazeta Express

30/05/2020 13:37

Testime për Kovid 19 janë kryer sot për futbollistët të dy skuadrave tetovare të ligës së parë Renova dhe Shkëndija.

Lojtarëve u janë marrë shtupa konform protokolleve për ekzaminimin e sëmundjes. Egzaminimet i organizon sindikata e futbollistëve të Maqedonisë në bashkëpunim me institucionin shëndetësor privat Axhibadem Sistina.

“Testet kryhen ndaj gjithsej 41 personave, të gjithë futbollistët, stafi profesional dhe administrata. Shpresojmë se nuk do të ketë raste pozitive në mënyrë që të përgatitemi më mirë për vazhdimin e sezonit në qershor”, tha Fisnik Nuhi, drejtori sportiv i KF Renova.