Futbollistët e Chelsea dhe Watford largohen nga fusha për shkak të një emergjence mjekësore në tribuna - Gazeta Express

Futbollistët e Chelsea dhe Watford largohen nga fusha për shkak të një emergjence mjekësore në tribuna

Sport

Gazeta Express

01/12/2021 20:58

Është ndërprerë ndeshja në mes te Chelseat dhe Watfordit.

Klubi i Watfordit raporton se futbollistët e të dyja klubeve janë larguar nga fusha për shkak të një emergjence mjekësore në tribuna, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Shkak është bërë gjendja shëndetësore e një tifozi në shkallët e stadiumit.

Mjekët kanë shkuar menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë dhe pritet të vendoset më pas në lidhje me ndeshjen.

Deri tani nuk ka informacion për gjendjen e tifozit, ndërsa dy skuadrat ndodhen akoma në dhomat e zhveshjes. /Gazeta Express/