Futbollistët e Brazilit e kritikojnë organizimin e Kupës së Amerikës në vendin e tyre, por s’e bojkotojnë atë - Gazeta Express
string(107) "futbollistet-e-brazilit-e-kritikojne-organizimin-e-kupes-se-amerikes-ne-vendin-e-tyre-por-se-bojkotojne-ate"

Futboll

Gazeta Express

09/06/2021 11:56

Futbollistët e Brazilit e kritikojnë organizimin e Kupës së Amerikës në vendin e tyre, por s’e bojkotojnë atë

Futboll

Gazeta Express

09/06/2021 11:56

Lojtarët e Kombëtares së Brazilit e kanë kritikuar vendimin për mbajtjen e Kupës së Amerikës në vendin e tyre, por kanë konfirmuar se do të marrin pjesë në këtë turne.

Federata e Futbollit e Amerikës Jugore (CONMEBOL) e zhvendosi zhvillimin e Kupës së Amerikës nga Argjentina dhe Kolumbia në Brazil më 1 qershor, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

CONMEBOL e mori një vendim të tillë për shkak të rasteve të shumta me koronavirus në Argjentinë dhe për shkak të trazirave civile në Kolumbi.

Në një reagim të përbashkët, lojtarët e Brazilit thanë: “Për arsye të ndryshme, qofshin ato njerëzore apo profesionale, ne nuk jemi të kënaqur me mënyrën sesi CONMEBOL është marrë me Kupën e Amerikës”.

Mediat braziliane kishin raportuar se lojtarët ishin të pakënaqur që nuk ishin konsultuar për vendimin. Por lojtarët kanë thënë në komunikatën e tyre se ata kurrë nuk kishin menduar ta bojkotonin turneun.

As Brazili s’i ka punët më mirë se Argjentina me virus, pasi është vendi i dytë në botë pas Amerikës më me së shumti vdekje nga koronavirusi: 475.000.

Kupa e Amerikës, me 10 kombe pjesëmarrëse, do të nisë të dielën me ndeshjen hapëse mes nikoqirit dhe Venezeula s në Brasilia. /Gazeta Express/