Futbollistët duan ‘zgjedhje’ dhe Xavi Hernandezin - Gazeta Express

Sport

Gazeta Express

15/08/2020 12:00

Me i fundit

Futbollistët duan ‘zgjedhje’ dhe Xavi Hernandezin

Sport

Gazeta Express

15/08/2020 12:00

Barcelona ka prekur fundin.

Katalunasit janë turpëruar në Ligën e Kampionëve, duke u mposhtur 8-2 nga Bayern Munich.

Sipas ‘Cadena COPE’, burime të afërta me klubin kanë bërë të ditur se në dhomën e zhveshjes futbollistët janë të njëzëshëm, mendojnë se është koha për zgjedhje te Barcelona dhe për një president të ri.

Përveç kësaj, ata kanë besim se Barcelona mund të rikthehet të jetë ajo e viteve të kaluara vetëm me dikë që e njeh mirë klubin, me Xavi Hernandezin.

Pothuajse shumica sipas COPE, e shohin Xavin si të duhurin për stolin e Barçës.

Pochetino dhe Koeman janë emrat tjerë që mund ta zëvendësojnë Setienin. /Gazeta Express/