Një tragjedi e rëndë e ka tronditur futbollin saudit. Federata e Futbollit të Arabisë Saudite ka njoftuar për vdekjen tragjike të Turki Al-Saeed, një mbrojtës i ri i klubit Al Qadsiah, i lindur në shkurt të vitit 2009.
Njoftimi u publikua në platformën sociale X dhe e shkaktoi një valë trishtimi dhe ngushëllimesh në mbarë vendin, përcjell “Gazeta Express”.
Kryetari i Federatës, Yasser Al-Mishal, në emër të tij dhe të bordit drejtues, shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të ndjerit, duke e nënvizuar mbështetjen e gjithë komunitetit futbollistik saudit në këtë moment të vështirë.
Edhe klubi Al Qadsiah e ka kujtuar lojtarin si “një djalë që la gjurmë mes bashkëlojtarëve dhe tifozëve” dhe i ka kërkuar Zotit t’i japë paqe shpirtit të tij.
Ka pasur gjithashtu mesazhe ngushëllimi nga klube të tjera si Al-Taawon dhe Al-Qassim, të cilët e kanë përmendur për personalitetin dhe kontributin e tij në fushë.
Sipas mediave lokale, Turki Al-Saeed dyshohet se ka humbur jetën në një aksident rrugor, por as Federata dhe as klubi nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht shkakun e vdekjes.
Megjithatë, edhe në moshë kaq të re, ai konsiderohej një prej premisave të futbollit saudit dhe ishte pjesë e rëndësishme e klubit dhe një perspektivë për përfaqësuesen U-19. /Gazeta Express