Futbolli në Shqipëri pritet të rikthehet në fundjavë - Gazeta Express
string(49) "futbolli-ne-shqiperi-pritet-te-rikthehet-fundjave"

Futbolli në Shqipëri pritet të rikthehet në fundjavë

Gazeta Express

28/10/2020 11:55

Futbolli i Shqipëri pritet të rikthehet këtë, pas një bojkoti të gjatë nga Liga e Profesioniste e Futbollit.

Bojkotit mesa duket po i vjen fundi dhe për këtë një sinjal e ka dhënë Federata Shqiptare e Futbollit që bën me dije se këtë fundjavë do të nisë edicioni i ri futbollistik 2020/2021 në Kategorinë e Parë, Kategorinë e Dytë dhe në të gjitha nivelet e moshave.

Lexo Edhe:

Sektori i Garave në FSHF i ka nisur njoftimet klubeve dhe po kryen përgatitjen e nevojshme për këtë rifillim.

Sa i përket Kategorisë Superiore, ashtu siç është njoftuar edhe nga Liga Profesioniste e Futbollit, vendimi do të merret në mbledhjen që presidentët e klubeve do të zhvillojnë sipas programit ditën e premte.