Futboll dhe muzikë, Leao publikon albumin e tij të parë - Gazeta Express
string(54) "futboll-dhe-muzike-leao-publikon-albumin-e-tij-te-pare"

Futboll

Gazeta Express

29/01/2021 13:53

Futboll dhe muzikë, Leao publikon albumin e tij të parë

Futboll

Gazeta Express

29/01/2021 13:53

Përveç talentit në futboll, sulmuesi portugez i Milanit, Rafael Leao ka edhe një tjetër në art, pasi sapo ka publikuar albumin e tij të parë muzikor, të titulluar “Beginning”.

Leao ka zgjedhur të mbajë emrin e artit “Way 45”, teksa në albumin e tij të parë ka sjellë 7 këngë të rrymës “rap”, e cila duket se është edhe e preferuara e sulmuesit portugez të kuqezinjve.

Lexo Edhe:

“Më pëlqen shumë “rap”-i dhe mendoj se mund ta bëj këtë punë, pasi të ndaloj së luajturi futboll. Për momentin është vetëm një pasion dhe kaq. Bëj “rap” ku flas kryesisht për jetën time dhe sakrificat që kam bërë për të arritur deri këtu”, u shpreh sulmuesi portugez.