Një servisi i është vendosur një sasi lënde plasëse gjatë orëve të natës në Fushë Krujë. Shpërthimi ka shkaktuar dëmtime në pjesën e jashtme të biznesit, konkretisht në qepenin e servisit.
Pronari i servisit, Alfred Gurra, ka qenë ai që ka njoftuar policinë, pasi ka konstatuar dëmtimet në mëngjes. Në dëshminë e dhënë për autoritetet, Gurra ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd dhe nuk ka dijeni për autorin apo motivet e kësaj ngjarjeje.Ndërkohë, grupi hetimor i policisë ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Si pjesë e hetimeve, po këqyren edhe kamerat e sigurisë në zonë, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë.