string(82) "fushe-kruje-nxirret-me-dhune-nga-qendra-e-votimit-komisioneri-i-opozites-ilir-hyka"

Shqiperi

Gazeta Express

14/05/2023 11:19

Fushë Krujë/ Nxirret me dhunë nga qendra e votimit komisioneri i opozitës, Ilir Hyka

Shqiperi

Gazeta Express

14/05/2023 11:19

Një incident është regjistruar në Fushë-Krujë në qendrën e votimit 1302/1.

Persona ende të paidentifikuar janë futur në qendrën e votimit dhe kanë nxjerrë duke e dhunuar komisionerin e opozitës Ilir Hyka.

Momentalisht është pezulluar votimi. Në këtë qendër votimi ka 755 votues.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:10, Komisioni i Qendrës së Votimit 1302-1, KZAZ Nr. 20, Fushë Krujë, me vendimin numër 1, ka kërkuar ndihmë nga Policia e Shtetit, pasi në këtë qendër votimi një shtetas (votues) ishte konfliktuar me një anëtar të Komisionit.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pasi kanë marrë njoftim, kanë shkuar në Qendrën e Votimit 1302-1, ku ka rezultuar se shtetasi E. K., i cili kishte shkuar për të votuar në këtë Qendër, kishte debatuar me një anëtar të Komisionit të Qendrës së Votimit, shtetasin I. H., dhe më pas e kishte goditur atë me grusht, për radhën e votimit.

Shtetasi E. K. është shpallur në kërkim dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e tij.

Po me vendim të Komisionit të Qendrës së Votimit, pas normalizimit të situatës, punonjësit e Policisë janë larguar nga Qendra e Votimit.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/Gazeta Express