Fushë Kosovë: Hajnat futen në lokal, vjedhin kasafortën me para - Gazeta Express
string(61) "fushe-kosove-hajnat-futen-ne-lokal-vjedhin-kasaforten-me-para"

Lajme

Gazeta Express

24/11/2025 9:15

Fushë Kosovë: Hajnat futen në lokal, vjedhin kasafortën me para

Lajme

Gazeta Express

24/11/2025 9:15

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar të dielën në orët e hershme të mëngjesit në Fushë Kosovë.

Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 02:50, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në lokalin e një shtetasi kosovar.

Nga vendi i ngjarjes, të dyshuarit kanë marrë kasafortën e lokalit, në të cilën dyshohet se kishte para. Policia ka njoftuar se prokurori është informuar dhe se hetimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve po vazhdojnë.

“VJEDHJE E RËNDË- Fushë Kosovë/23.11.2025-02:50. Është raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në lokalin e ankuesit mashkull kosovar dhe nga aty kanë vjedhur kasafortën në të cilën kishte para. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftimin e PK’së.