string(74) "fushe-kosove-10-gra-te-manipuluara-ne-emer-te-integrimit-demi-45-mije-euro"

Lajme

Gazeta Express

11/06/2025 9:54

Fushë Kosovë: 10 gra të manipuluara në emër të “integrimit”, dëmi 45 mijë euro

Lajme

Gazeta Express

11/06/2025 9:54

Policia e Kosovës po heton një rast të mashtrimit që ka shkuar në vlerë 45 mijë euro, në Fushë Kosovë.

Sipas raportit policor, janë arrestuar tre meshkujt, pasi që të njëjtit në bashkëveprim kanë mashtruar dhjetë femra duke iu premtuar donacion në emër të integrimit të tyre në shoqërinë kosovare.

Vlera e dëmit llogaritet të jetë 45.000.00 euro.

Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt.