Fushatë e jashtëzakonshme për Stenaldo Mëhillin? Komuniteti bashkohet për t’i dhuruar një shtëpi? - Gazeta Express
string(94) "fushate-e-jashtezakonshme-per-stenaldo-mehillin-komuniteti-bashkohet-per-ti-dhuruar-nje-shtepi"

Yjet

Gazeta Express

06/04/2026 22:11

Fushatë e jashtëzakonshme për Stenaldo Mëhillin? Komuniteti bashkohet për t’i dhuruar një shtëpi?

Yjet

Gazeta Express

06/04/2026 22:11

“Në fund bindem që të pranosh vështirësitë, por edhe të kërkosh ndihmë…”

Iniciativa për t’i siguruar një shtëpi ish-banorit të “Big Brother VIP 5”, Stenaldo Mëhilli, po merr përmasa të jashtëzakonshme, duke u shndërruar në një lëvizje të gjerë solidariteti.

Pas dhurimit fillestar prej 10 mijë eurosh dhe thirrjes publike për mbështetje nga biznesmeni dhe themeluesi i fondacionit “Golden Eagle”, Shaqir Palushi, tani është hapur edhe një fushatë zyrtare në platformën “GoFundMe”.

Kjo u jep mundësinë të gjithë atyre që duan të kontribuojnë për të bërë realitet ëndrrën e Stenaldos për një strehë të sigurt.

Vetë Stenaldo ka ndarë iniciativën në profilin e tij në “Instagram”, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e parë:

“Dua të shpreh falënderimet më të sinqerta për Shaqir Palushin dhe fondacionin Golden Eagle që ndërmorën një iniciativë kaq të fortë mbështetjeje”, shkruan ai krahas linkut të fushatës.

Mesazhi i tij shkon edhe më tej:

“Në fund bindem që të pranosh vështirësitë, por edhe të kërkosh ndihmë, të bën thjesht të vërtetë. Ju jam mirënjohës, falënderues pa masë, për çdo kontribut”.

Me hapjen e “GoFundMe”, thirrja e Palushit është bërë një mundësi reale për të gjithë ata që dëshirojnë të bëjnë një ndryshim konkret në jetën e Stenaldos.

Solidariteti i komunitetit po tregon se së bashku mund të realizohen ëndrra të mëdha dhe të ofrohet një strehë e sigurt për ata që kanë nevojë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement