Fushata republikane në Miçigan, shqiptarët pjesë e Lindjes së Mesme - Gazeta Express
string(66) "fushata-republikane-ne-micigan-shqiptaret-pjese-e-lindjes-se-mesme"

Gazeta Express

26/10/2020 23:34

Fushata republikane në Miçigan, shqiptarët pjesë e Lindjes së Mesme

Gazeta Express

26/10/2020 23:34

Shqiptarët në Michigan janë ftuar që t’i bashkohen koalicionit të Lindjes së Mesme në përkrahje të presidentit të SHBA-së dhe kandidatit republikan për zgjedhjet e 3 nëntorit, Donald Trump.

Në një poster për tubimin që do të organizohet më 28 tetor në Michigan, kampi i fushatës së Trumpit ka përfshirë shqiptarët mes popujve të Lindjes së Mesme, si egjiptian, irakian, turk, kurd, sirian e të tjerë.

Lexo Edhe:

Mes organizatorëve, në poster është vënë edhe emri i shqiptarit Gjevalin Gegaj. Ai po ashtu ka shpërndarë posterin për tubimin dhe, edhe vetë u ka bërë thirrje shqiptarëve që t’i bashkohen kësaj ngjarjeje.

“Gjithë komunitetin shqiptar në Michigan dua ta informoj për një tubim për rizgjedhjen e Trumpit, të organizuar nga grupet etnike, ku merr pjesë dhe komuniteti shqiptar. Kush është i interesuar mund të marrë pjesë. Faleminderit”, ka shkruar Gegaj në Facebook.