Fushata e përkrahësit të VV-së kundër Flutura Kusarit, AGK i bashkohet reagimit të organizatave ndërkombëtare - Gazeta Express
string(108) "fushata-e-perkrahesit-te-vv-se-kunder-flutura-kusarit-agk-i-bashkohet-reagimit-te-organizatave-nderkombetare"

Lajme

Gazeta Express

20/06/2025 10:56

Fushata e përkrahësit të VV-së kundër Flutura Kusarit, AGK i bashkohet reagimit të organizatave ndërkombëtare

Lajme

Gazeta Express

20/06/2025 10:56

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përmes një reagimi në faqen zyrtare i është bashkuar reagimit të sotëm të organizatave ndërkombëtare lidhur me rastin e fushatës bullizuese që është bërë ndaj juristes së medias, Flutura Kusari, nga individi Mentor Llugaliu, i cili përkrah edhe publikisht Lëvizjen Vetëvendosje dhe ka një numër të madh ndjekësish në faqen e tij në ‘facebook’

“Zonja Kusari ka paraqitur një kallëzim penal në mars të këtij viti në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, për shkak të një fushate të vazhdueshme të ngacmimit dhe frikësimit online të Llugaliut, një përkrahës publik i partisë politike në pushtet, Vetëvendosje” thuhet në reagimin e AGK-së.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në reagim shton se i ofron përkrahje të parezervë Flutura Kusarit në kërkesën e saj për drejtësi, dhe i ka bërë thirrje Prokurorisë Themelore në Prishtinë, dhe kreut të saj, Zenjullah Gashi që të bëjnë një hetim të gjerë dhe të pavarur në këtë rast.