Kandidati i PDK-së, Enver Hoxhaj, zhvilloi “një tubim të fuqishëm në Korishë të Prizrenit, ku u bashkua me strukturat dhe mbështetësit e partisë”.
Me një “atmosferë entuziaste dhe pjesëmarrje të madhe, Hoxhaj shprehu mirënjohjen për përkrahjen e pandërprerë dhe nënvizoi angazhimin e tij për zhvillimin ekonomik, përmirësimin e arsimit dhe fuqizimin e rinisë në rajon”.
Duke e mbyllur ditën me një mesazh falënderimi në rrjetet sociale, Hoxhaj theksoi rëndësinë e bashkimit dhe përkushtimit për të arritur qëllimet e PDK-së.
“Nuk ka se si të mbyllet më mirë kjo ditë se sa me strukturat e mbështetësve të PDK-së në Korishë të Prizrenit!” – shkroi ai në Facebook, duke ndarë edhe momente nga takimi.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...