Fushat në të cilat Kosova po i shqyrton masat e reciprocitetit - Gazeta Express
string(60) "fushat-ne-te-cilat-kosova-po-shqyrton-masat-e-reciprocitetit"

Fushat në të cilat Kosova po i shqyrton masat e reciprocitetit

Gazeta Express

01/04/2020 8:30

Duke pasur parasysh që dialogu dypalësh, mekanizmat e CEFTA-s dhe ndërmjetësimi i BE-së nuk ishin të suksesshme, Kosova ka mundësinë e fundit, megjithëse një mundësi e pakëndshme, të vendosë masa reciprociteti në një mënyrë rreptësisht të balancuar në marrëdhëniet e saj tregtare me Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën.

Në atë kontekst, Qeveria e Kosovës po i shqyrton masat e reciprocitetit në fushat e mëposhtme:

Lexo Edhe:

Masa reciprociteti për të gjitha dokumentet dhe praktikat që prekin çështjet tregtare;

Masa reciprociteti për njohjen e të gjitha kualifikimeve profesionale (siç janë diplomat, certifikatat, licencat, lejet etj. të lëshuara nga autoritetet kosovare);

Masa reciprociteti për targat e automjeteve (autobusë, kamionë, vetura etj.);

Masa reciprociteti për lëvizjen e lirë të personave, përfshirë njohjen e dokumenteve të lëshuara nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina, siç janë pasaportat, letërnjoftimet dhe patentë-shoferët.