Fusha e Torovicës nën ujë, ankohen fermerët për dëmet: Mbjellim, por nuk korrim - Gazeta Express
string(76) "fusha-e-torovices-nen-uje-ankohen-fermeret-per-demet-mbjellim-por-nuk-korrim"

Fusha e Torovicës nën ujë, ankohen fermerët për dëmet: Mbjellim, por nuk korrim

Shqiperi

Gazeta Express

08/12/2021 18:32

Në pamje nuk po shihni një liqen, por është Fusha e Torovicës në Lezhë.

Ndonëse reshjet e shiut janë ndërprere prej dy ditësh, dhjetëra hektarë tokë bujqësore ndodhen nën pushtetin e ujit.

Lexo Edhe:

Përmbytja po dëmton të mbjellat e dimrit, ndërsa fermerët thonë se kjo situatë është e vazhdueshme sa herë ka reshje të dendura shiu.

“Është e mbytur komplet, po bën dëm shumë se na ka përmbyt grurin e jonxhën. Grurin e shkatërron, se uji i kalb prodhimet. Me mbjell e mos me korrë!, i thonë një fjale”, shprehen banorët.

Ndërkohë referuar të dhënave të Bashkisë Lezhë vetëm gjatë këtij viti janë hapur 120 km kanale kulluese të dyta dhe të treta përfshire dhe Torovicën, por reshjet e fundit treguan se kjo ndërhyrje nuk ka qenë e mjaftueshme.

Pavarësisht rëndësisë që ka kjo tokë bujqësore në njësinë administrative Balldren të Lezhës, me rreth 1 mijë familje, përmbytjet sjellin humbje të mëdha, ndaj ka rënë interesi i fermerëve për të punuar në sektorin e bujqësisë.