Tyson Fury ka bërë të ditur se dëshiron të përballet me Dillian Whyte, Andy Ruiz Jr dhe Jarrell Miller, në mesin e shumë boksierëve të tjerë, pasi të luftojë në ringun e boksit kundër Anthony Joshuas.
Tyson Fury, 31-vjeçari, fillimisht kishte thënë se po i afrohej pensionimit të tij, duke e paralajmëruar kështu një pensionim të mundshëm pas rimeçit me Deontay Wilderit dhe meçit kundër Anthony Joshuas, transmeton Gazeta Express.
Por, tani ai ka thënë se nuk është ende gati të pensionohet nga karriera e tij, pasi që i ka emëruar edhe nëntë boksierë kundër të cilëve dëshiron të luajë në një meç para se t’i japë fund karrierës së tij.
“Kam qenë duke menduar për këtë dhe deri tani i kam edhe tre meçe të mbetura në kontratën time. Tani e kam edhe Wilderin dhe Joshuan, por unë vetëm do të vazhdoj përpara sepse s’kam çfarë të bëj tjetër”, ka thënë Fury.
“Jam 31-vjeçar, jam ende në formë fizike, ndihem mirë në aspektin mendor, stërvitem tri apo katër herë në ditë dhe mendoj më vete: “Çfarë do të bëja tjetër me jetën time?””
“Kam edhe shumë boksierë të tjerë të cilët dua t’i mposht. Aty janë Dillian Whyte, Jarrell Miller, [Kubrat] Pulev, [Andy] Ruiz, [Luis] Ortiz, [Daniel] Dubois, [Joe] Joyce, ka shumë… Efe Ajagba, Tony Yoka”. /Gazeta Express/