Fury tallet me Wilderin: S’lodhem kurrë duke të të mposhtur - Gazeta Express
string(57) "fury-tallet-me-wilderin-slodhem-kurre-duke-te-te-mposhtur"

Fury tallet me Wilderin: S’lodhem kurrë duke të të mposhtur

Gazeta Express

31/03/2020 14:49

Tyson Fury është tallur me Deontay Wilderin dhe e ka pranuar se mezi po e pret meçin e tretë mes atyre dyve, i cili do të zhvillohet sapo të përfundojë kriza e shkaktuar nga koronavirusi.

Deontay Wilder, 34-vjeçar, e pësoi disfatën e parë në karrierë më 22 shkurt të këtij viti, kur u mposht nga britaniku Tyson Fury dhe e humbi titullin e WBC-së në kategorinë e peshave të rënda në boks, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Fury e rrëzoi Wilderin në dysheme dy herë në rundet tre dhe pesë, para se ekipi i amerikanit ta hidhte peshqirin në ring në rundin e shtatë, duke e dorëzuar meçin.

Wilderi e pësoi një çarje në vesh pas një serie grushtesh nga Fury, gjë që çoi në dorëzimin e meçit, përkundër që ai këmbënguli se ishte mirë dhe më vonë e aktivizoi klauzolën për ta zhvilluar edhe një meç të tretë mes dy boksierëve, që tani është shtyrë shkaku i koronavirusit.

Meçi i shtyrë është thënë se do të mundë të zhvillohet afër fundit të vitit 2020, ndërsa kampioni i WBC e dha një intervistë për Good Morning Britain, ku e pranoi se nuk do të lodhej kurrë duke e mposhtur Wilderin.

“Do të jem i detyruar t’i jap atij edhe pak më shumë, por kurrë nuk të bëhet bajat ta rrahësh Deontay Wilderin. Është thjesht njëra ndër ato gjërat që e bën me shumë krenari”, ka thënë Fury.

“Unë me të vërtetë e kam bërë atë që e kam thënë. Jo shumë njerëz në botën e boksit thotë diçka dhe pastaj arrijnë ta bëjnë pikërisht atë gjë që thanë se do ta bënin”.

“Unë jam mjaft krenar për paraqitjen time dhe mezi po pres të kalojë koronavirusi dhe të kthehet bota në normalitet dhe të më kthehet puna ime e zakonshme”. /Gazeta Express/