Tyson Fury dha një paraqitje dominuese ndaj Arslanbek Makhmudov, duke fituar me vendim unanim dhe duke hapur rrugën për një përballje të shumëpritur kundër Anthony Joshua.
Boksieri britanik e kontrolloi luftën nga fillimi deri në fund, duke treguar epërsi të qartë në çdo aspekt, shkruan “Gazeta Express”.
Sipas statistikave, Fury e goditi mesatarisht 17 goditje për raund, krahasuar me vetëm 5 të Makhmudov, ndërsa realizoi 46% të goditjeve të fuqishme, shumica në trupin e kundërshtarit.
Makhmudov, i njohur për fitoret e shpejta me nokaut, filloi të lodhej pas mesit të ndeshjes dhe nuk arriti të kërcënonte seriozisht Fury-n.
Në raundet e fundit, britaniku e rriti presionin, duke e dominuar plotësisht kundërshtarin dhe duke mos lënë asnjë dyshim për fituesin.
Gjyqtarët e vlerësuan ndeshjen në mënyrë unanime në favor të Fury-t me rezultatet 120-108, 120-108 dhe 119-109. /Gazeta Express