Fury ndihet i zhgënjyer nga Wilder: Lufta ndaj tij ishte më e lehta në karrierën time - Gazeta Express
string(84) "fury-ndihet-i-zhgenjyer-nga-wilder-lufta-ndaj-tij-ishte-me-e-lehta-ne-karrieren-time"

Fury ndihet i zhgënjyer nga Wilder: Lufta ndaj tij ishte më e lehta në karrierën time

Gazeta Express

06/04/2020 13:59

Tyson Fury thotë se kishte mbetur i zhgënjyer nga paraqitja e Deontay Wilder në rimeçin e tyre në shkurt dhe beson se ajo ishte njëra prej luftërave të tij më të lehta.

Fury e rrahu Wilderin me nokaut në rundin e shtatë në arenën MGM në Las Vegas, duke e fituar titullin e botës në kategorinë e rëndë në WBC, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Britaniku e rrëzoi dy herë në dysheme kundërshtarin e tij amerikan, para se ekipi i Wilder të detyrohej ta hidhte peshqirin e bardhë në ring për ta dorëzuar luftën.

I pyetur për mendimin e tij pasi e ka rishikuar meçin, Fury tha për TalkSPORT: “Të jem i sinqertë me ju, mbeta goxha i zhgënjyer nga sfida që ma ofroi Wilder”.

“Sepse për 10 javë unë stërvita në kampin tim stërvitor për të luftuar 12 runde në çfarëdo vendi dhe për të kaluar nëpër ferr”, shtoi ai.

“U përgatita për luftëtarin më të mirë në planet, u përgatita për grushtuesin më të frikshëm në tokë dhe u zhgënjeva sepse nuk ishte sfida që e prisja”, theksoi ai.

Fury nënvizoi: “Edhe pse ishte fitore fantastike për mua dhe një luftë e madhe, u duk sikur Wilder nuk ishte vetja. Mbase disa prej arsyetimeve që i bëri më vonë ishin të vërteta. Nuk e di. Por siç kisha thënë, ajo do të ishte ndër luftërat e mia më të lehta dhe ashtu ishte”. /Gazeta Express/