Fury: Mike Tyson do t’i kishte nokautuar Wilderin e Joshuan me një grusht - Gazeta Express

Sporte tjera

Gazeta Express

29/04/2020 12:13

Fury: Mike Tyson do t’i kishte nokautuar Wilderin e Joshuan me një grusht

Sporte tjera

Gazeta Express

29/04/2020 12:13

Tyson Fury beson se është qesharake të krahasohet Mike Tyson me Deontay Wilderin dhe Anthony Joshuan, pasi që beson se Mike Tyson do ta kishte nokautuar cilindo prej tyre me një grusht të vetëm.

31-vjeçari britanik Tyson Fury ia shkaktoi disfatën e parë në karrierë Wilderit, përderisa një meç mes tij dhe Joshuas është i shumëkërkuar nga tifozët, transmeton Gazeta Express.

Në një intervistë të dhënë për Ring Magazine, Fury tha se Mike Tyson do t’i kishte mposhtur me lehtësi dy rivalët e tij.

“Ai do të kishte shkuar drejt te Wilderi, do ta kishte goditur një herë me grusht dhe do ta kishte lënë pa ndjenja. Joshuas do t’ia kishte bërë këtë edhe më shpejt”, ka thënë Fury.

“Pse? Sepse ata s’dinë të mbrohen dhe ai do të ecte drejt e te ta kur përballet me djem të tillë. Mike Tyson, me goditjet e tij nga këndet, do t’ua kishte treguar atyre qejfin”. /Gazeta Express/