Fury: Meçi i tretë me Wilderin s’do të ndodhë, do të gjej tjetër kundërshtar në dhjetor - Gazeta Express
string(84) "fury-meci-i-trete-me-wilderin-sdo-te-ndodhe-do-te-gjej-tjeter-kundershtar-ne-dhjetor"

Gazeta Express

12/10/2020 13:20

Fury: Meçi i tretë me Wilderin s’do të ndodhë, do të gjej tjetër kundërshtar në dhjetor

Gazeta Express

12/10/2020 13:20

Tyson Fury ka thënë se trilogjia e tij me Deontay Wilder nuk do të ndodhë, prandaj ai synon ta gjejë një kundërshtar tjetër për të luftuar në Britaninë e Madhe në fund të këtij viti.

Kampioni i botës në WBC Fury kishte marrëveshje me Wilderin për një luftë të tretë, që synohej të ndodhte më 19 dhjetor në Las Vegas, por mungesa e konfirmimit nga amerikan nënkupton se britaniku dëshiron të luftojë me dikë tjetër, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Fury është pajtuar për kushtet financiare për ky lufta kundër kampionit të botës në IBF, WBA dhe WBO, Anthony Joshua, vitin e ardhshëm – por ai dëshiron së pari të luftojë edhe një herë në vitin 2020.

“Wilder dhe ekipi i tij po bënin lojëra me datën e meçit. Kur më pyetën nëse do të pajtohesha ta zhvendosnim atë në dhjetor, unë u pajtova për 19 dhjetor”, tha Fury për The Athletic.

“Pastaj ata u përpoqën ta ndryshojnë datën përsëri dhe ta zhvendosin meçin për vitin e ardhshëm. Unë ka kohë që po stërvit, jam i gatshëm”, shtoi ai.

“Kur ata u përpoqën ta ndryshojnë datën e 19 dhjetorit dhe ta ricaktojnë meçin për vitin e ardhshëm, u teprua fare dhe unë u largova”, tregoi ai.

Wilder e humbi titullin e botës në kategorinë e rëndë dhe ecurinë e gjatë pa humbje në meçin e dytë në shkurt të këtij viti. /Gazeta Express/