Fury konfirmon: Lufta me Joshuan do të ndodhë 100% - Gazeta Express
string(48) "fury-konfirmon-lufta-me-joshuan-do-te-ndodhe-100"

Sporte tjera

Gazeta Express

14/04/2021 9:47

Fury konfirmon: Lufta me Joshuan do të ndodhë 100%

Sporte tjera

Gazeta Express

14/04/2021 9:47

Tyson Fury ka thënë se lufta e shumëpritur mes tij dhe Anthony Joshuas do të ndodhë 100 për qind dhe se data dhe vendi do të bëhen të ditura në ditët në vijim.

Përfaqësuesit e dy boksierëve britanikë janë duke i vlerësuar ofertat e bëra nga vendet që dëshirojnë ta organizojnë meçin e madh, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Por kampioni i botës në kategorinë e rëndë në WBC, Fury paralajmëroi: “Nëse nuk marr vesh diçka deri të martën, do të largohem”.

32-vjeçari shtoi: “Gjithmonë kam qenë skeptik për gjithë këtë. Më kanë thënë se i kemi disa oferta të mëdha në tavolinë, prandaj jam shumë i interesuar dhe mezi pres të dëgjoj se çfarë kanë për të na thënë at”.

“Mendoj se lufta do të ndodhë 100 për qind. Një milion për qind. Mendoj se në dy ditët në vazhdim do ta kuptojmë se ku dhe kur”, tregoi ai.

Fury rrezikon ta humbasë titullin në WBC, ndërsa Joshua rrezikon t’i humbasë titujt në IBF, WBO dhe WBA në luftën e parë për të gjithë katër titujt e mëdhenj të botës në kategorinë e rëndë.

Kampioni i fundit i padiskutueshëm i botës ishte Lennox Lewis nga Britania e Madhe nga viti 1999 deri më 2000. /Gazeta Express/