Fury i përgjigjet kërkesës së Mike Tysonit për luftë në ring - Gazeta Express
string(60) "fury-i-pergjigjet-kerkeses-se-mike-tysonit-per-lufte-ne-ring"

Gazeta Express

09/06/2020 17:36

Me i fundit

Fury i përgjigjet kërkesës së Mike Tysonit për luftë në ring

Gazeta Express

09/06/2020 17:36

Promotori i Tyson Furyt në SHBA, Bob Arum, e ka hedhur poshtë idenë që kampioni i botës në peshat e rënda të luftojë në ring kundër ish-kampionit Mike Tyson.

Fury zbuloi se i ishte bërë ofertë për të luftuar kundër Tysonit në një meç ekzibicioni për bamirësi, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Tysoni ka kohë që po përgatitet për t’u kthyer në boks, pasi vazhdimisht publikon pamje nga ushtrimet e rrepta dhe u ka bërë thirrje disa rivalëve të moçëm dhe luftëtarëve të UFC-së të përballen me të.

Por Arum mendon se përballja e britanikut që mban titullin e botës në WBC me një 53-vjeçar nuk është gjë aspak e mençur dhe nuk duhet të ndodhë.

“Nëse kjo është sapo pak serioze, unë as që dua të jem pjesë e një gjëje e cila mund të jetë vërtet vdekjeprurëse”, tha Arum për Sky Sports.

“Mike Tyson ishte luftëtar i madh, por ai është në të 50-at e tij tani”, shtoi ai.

“Ai nuk duhet të luftojë kundër një boksieri i cili sapo e ka arritur kulmin në të 30-at e tij. Nuk është e drejtë dhe askush nuk duhet ta nxitë një luftë të tillë. nëse është shaka, atëherë pse jo, kujt i bën? Aq më mirë nëse e bëjnë për bamirësi”, theksoi ai. /Gazeta Express/