Fury i komenton arsyetimet e Wilderit për humbjen - Gazeta Express
string(49) "fury-i-komenton-arsyetimet-e-wilderit-per-humbjen"

Fury i komenton arsyetimet e Wilderit për humbjen

Gazeta Express

07/04/2020 13:30

Tyson Fury beson se arsyetimi që Deontay Wilder e dha për paraqitjen e tij të dobët në meçin mes këtyre të dyve mund të jetë i vërtetë, pasi që amerikani kishte thënë se kostumi i rëndë ia kishte lodhur këmbët para meçit.

Deontay Wilder, 34-vjeçar, e pësoi disfatën e parë në karrierë në shkurt, kur u mposht nga britaniku Tyson Fury dhe e humbi titullin e WBC-së në kategorinë e peshave të rënda në boks, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Fury e rrëzoi Wilderin në dysheme dy herë në rundet tre dhe pesë, para se ekipi i amerikanit ta hidhte peshqirin në ring në rundin e shtatë, duke e dorëzuar meçin.

Wilderi e pësoi një çarje në vesh pas një serie grushtesh nga Fury, gjë që çoi në dorëzimin e meçit, por ai këmbënguli se ishte mirë.

Por, këto dëmtime s’e ndalën Wilderin të pretendojë se ai humbi për shkak se kostumi, i cili peshonte më shumë se 20 kilogramë, ia dobësoi këmbët dhe ia shkaktoi humbjen.

Tifozët e shumë boksierë të tjerë e përqeshën Wilderin për këtë arsyetim, mirëpo Fury beson se arsyetimi që ai e dha mund të ketë qenë i vërtetë.

“Ndoshta disa prej arsyetimeve që ai i dha mund të kenë qenë të vërteta. Ndoshta këmbët e tij ishin të lodhura nga kostumi, ndoshta ai e kishte gripin, ndoshta e kishte këmbën e thyer apo kishte probleme në shpinë”, ka thënë Fury.

“Nuk jam i sigurt sepse unë isha përgatitur për një Wilder tjetër. Ai nuk ishte ai bisha për të cilin unë isha stërvitur aq shumë”. /Gazeta Express/