Fury fitoi me nokaut teknik ndaj Chisoras për ta mbrojtur titullin WBC - Gazeta Express
string(63) "fury-fitoi-me-nokaut-ndaj-chisoras-per-ta-mbrojtur-titullin-wbc"

Sport

Gazeta Express

04/12/2022 9:16

Fury fitoi me nokaut teknik ndaj Chisoras për ta mbrojtur titullin WBC

Sport

Gazeta Express

04/12/2022 9:16

Tyson Fury e ka mbrojtur titullin WBC në peshën e rëndë.

Boksieri britanik e fitoi meçin e zhvilluar të shtunën mbrëma, kundër Derek Chisoras, shkruan Gazeta Express.

Fury e dominoi këtë luftë nga fillimi, teksa ia doli edhe ta nokautonte boksierin nga Zimbabve.

Lufta mes tyre shkoi deri në raundin e dhjetë, kur dhjetë sekonda para se të përfundonte ky raund, gjyqtari Victor Louglhin ndërhyri dhe e mbylli meçin.

Për Tyson Furyn ishte kjo fitorja e 33-të në karrierën e tij profesionale, si dhe fitorja e 24-të me nokaut.

Kurse, për Derek Chisoran ishte kjo humbja e 13-të në karrierën e tij. /Gazeta Express/