Sot gjatë ditës është raportuar për reshje të mëdha të borës në disa zona të vendit.
Një nga këto vende ka qenë edhe Bjeshkët Grejkocit.
‘’Kujna i ka ra mall për borën, shkoni në Bjeshkën e Grejkocit’’, shkruhet në postimin e Suhareka Aktuale.
Po ashtu reshje të shumta ka pasur edhe në Bajgorë të Mitrovicës, ku po ashtu kjo zonë është mbuluar nga bora.
‘’Furtunë dimri klasik në Bajgorë të Mitrovicës’’, thuhet në postimin e Meteo Ballkan.