“Furtuna” në polici, këtë javë hapet zarfi i drejtorit të përgjithshëm: 2 emrat në garë - Gazeta Express
string(83) "furtuna-ne-polici-kete-jave-hapet-zarfi-i-drejtorit-te-pergjithshem-2-emrat-ne-gare"

Shqiperi

Gazeta Express

03/09/2022 14:10

“Furtuna” në polici, këtë javë hapet zarfi i drejtorit të përgjithshëm: 2 emrat në garë

Shqiperi

Gazeta Express

03/09/2022 14:10

Gledis Nano u shkarkua si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit 3 ditë më parë me arsyetimin se nuk ka përmbushur objektivat.

Një ditë pasi qeveria e shkarkoi Nano shkroi një letër përshëndetëse, ku përshkroi disa nga pikat me sfidat që është përballur gjatë drejtimit të policisë. Nano theksoi se gjëja më e rëndësishme në jetë është të guxosh dhe më e ndërlikuara është të kesh frikë.

“Gjëja më e rëndësishme në jetë është të guxosh. Gjëja më e ndërlikuar në jetë është të kesh frikë. Por, më e zgjuara në botë është përpjekja për të qenë një person me moral”, thuhej në letrën e tij të lamtumirës.

Ndërsa gjatë javës së fundit flitej për dorëheqjen e tij Nano e mohoi. Prandaj u desh mbledhja e qeverisë e cila mori vendimin për të larguar. Përflitet se ka pasur dhe një përplasje mes Nanos dhe ministrit të Brendshëm Blendi Çuçi. Megjithatë këto mbeten në kuadrin e prapaskenave.

3 ditë pas shkarkimit ende nuk ka një emër zyrtar se kush do të jetë pasuesi i Nanos. Vendin e tij po e mban përkohësisht nëndrejtori i përgjithshëm Tonin Vocaj deri në emërimin e drejtorit të ri.

2 emrat më të lakuar për të marrë postin e drejtorit të Përgjithshëm i Policisë së Shtetit janë Muhamet Rrumbullaku, i cili aktualisht mban postin e Drejtorit te Agjencisë për Mbikëqyrjen Policore, ish-SHÇBA-ja si dhe drejtori i Policisë Kriminale të Shqipërisë, Neritan Nallbati.

Mësohet se emri i drejtorit të ri do të zyrtarizohet këtë javë.

Nano u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit më Tetor 2021 duke pasuar Ardi Veliun në këtë detyrë.

Kujtojmë se Nano ka qenë pjesë e policisë prej shumë vitesh. A ka qenë në krye të Drejtorisë së Antiterrorit që prej 17 shkurtit të vitit 2016.

/Gazeta Express