Furkan Saliu: Afrim Gashi vizitë "sekrete" në Beograd - Gazeta Express
string(50) "furkan-saliu-afrim-gashi-vizite-sekrete-ne-beograd"

Maqedoni

Gazeta Express

17/09/2025 19:52

Furkan Saliu: Afrim Gashi vizitë “sekrete” në Beograd

Maqedoni

Gazeta Express

17/09/2025 19:52

Gazetari i njohur në Maqedoni të Veriut, Furkan Saliu, përmes një video adresimi ku polemnizon me kryetarin e Alternativës, Zekirja Ibrahimi, ka dhënë disa informacione shokuese për opinionin, ku sipas tij, kreu i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, dikur ish kryetar i Alternativës, Afrim Gashi ka qenë për një vizitë në Beograd, e cila nuk është bërë fare publike deri më tani.

Gazetari Saliu tha se për këtë vizitë posedon edhe dokumentacione që shërbimet e Kuvendit i kanë njoftuar organet e rendit dhe protokollin e sigurisë për këtë udhëtim të Gashit për në Beograd.

Ende nuk ka reagim zyrtar apo njoftim nga ana e kryetarit të Parlamentit z.Afrim Gashi për këto informata që i plasoi në opinion gazetari Furkan Saliu.