Me kënaqësi ndajmë një hap të ri bashkëpunimi!
Sot kemi formalizuar një Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet BONEVET Prishtina dhe Foleja Home – Candeo, me fokus zhvillimin profesional të të rinjve.
Ky partneritet synon:
– Përgatitjen e të rinjve (16+) për tregun e punës
– Ofrimin e mundësive për praktikë dhe mentorim
– Fokus të veçantë në trajnimin në CNC
Përmes këtij bashkëpunimi:
– BONEVET do të identifikojë dhe përgatisë pjesëmarrësit në fushën e trajnimi CNC
– Foleja Home do të ofrojë hapësira praktike, përvojë konkrete dhe mundësi punësimi
Një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të të rinjve dhe lidhjes së arsimit me industrinë.