Fuqizimi i grave përmes Global Woman Club Diaspora në Prishtinë - Gazeta Express
string(63) "fuqizimi-i-grave-permes-global-woman-club-diaspora-ne-prishtine"

Lajme

Gazeta Express

13/09/2025 19:12

Fuqizimi i grave përmes Global Woman Club Diaspora në Prishtinë

Lajme

Gazeta Express

13/09/2025 19:12

Më 12 shtator në Prishtinë, u mbajt takimi i radhës i Global Woman Club Diaspora, ku Shega Beqiri, Ambasadore e klubit në Prishtinë, mirëpriti gra të suksesshme nga fusha të ndryshme.

Të ftuara si musafire ishin: Edita Tahiri, Eliza Hoxha dhe Eni Cobani, të cilat vlerësuan rolin e GWC dhe angazhimin e Shegës për fuqizimin e grave, duke i shprehur mbështetje të qartë.

Në fjalimin e saj, Shega theksoi se frymëzimi i saj vjen nga nëna, nje grua e fortë dhe e përkushtuar, dhe se ajo synon që përmes punës dhe shembullit personal të inspirojë vajzën e saj, gra e vajza në Prishtinë.

Shega Beqiri rikandidon për mandatin e dytë në Asamblenë e Komunës së Prishtinës me PDK.