Fuqitë e mëdha dhe loja e tyre - Gazeta Express
string(30) "fuqite-e-medha-dhe-loja-e-tyre"

Fuqitë e mëdha dhe loja e tyre

Gazeta Express

18/06/2020 15:29

Kosova dhe Serbia po përdoren nga fuqitë e mëdha botërore, nga SHBA’të në njërën anë dhe BE’ja në anën tjetër. Këtë po e bëjnë për t’i matur forcat se kush është më i forti dhe kush duhet sundojë me të gjithë Ballkanin.

Shkruan: Eroll Venhari

Lexo Edhe:

Si pasoj e kësaj – në mes të këtyre dy fuqive ndodhen dy shtete siç janë Kosova dhe Serbia, të cilat po mundohen të gjinden dhe të përfitojnë secila palë diçka nga kjo betejë. Kush do të dalë fitues?

Fituesi nuk po dihet, por me siguri që humbës do të ketë, e humbësi më i madh do të jetë Kosova jonë e dashur, ngase ka politikanë të përçarë, e besa edhe të zhytur e të paditur për të udhëheq procese madhore siç është dialogu. Kur pritet që ne si shtet i vogël të kemi suksese?

Atëherë kur politikanët tanë të jenë të bashkuar dhe të punojnë për të mirën e vendit dhe të popullit, e jo duke i kontribuar përçarjes së popullit dhe thyerjes së popullit në mes vete. Kosova e ka dëshmuar se mund të triumfoj, e kemi shembullin më të mirë atë të viteve 1997-1999 kur kemi qenë të bashkuar rreth kauzës tonë për Liri dhe Pavarësi.

Ne Pavarësinë e fituam por si do ta mbajmë? Populli i Kosovës duhet t’i thotë një JO të madhe këtyre politikanëve tanë të cilët as për të mirën e përgjithshme nuk po arrijnë të bëhen bashkë. Ajo çka po i bënë bashkë është vetëm emërimi i njerëzve nëpër borde dhe pazaret e ndyra të cilat po i bëjnë.

Atëherë, e vetmja mundësi që Kosova të dalë e fortë nga ky dialog është të bashkohet spektri politik në vend, të dërgojnë njerëz autoritativ për të udhëhequr me bisedime, si dhe të dinë se çfarë do të kërkojnë dhe si do ta fitojnë atë të cilën po e kërkojmë.