Fundjavë me diell, ditën temperatura deri në 15C - Gazeta Express
string(47) "fundjave-me-diell-diten-temperatura-deri-ne-15c"

Lajme

Gazeta Express

28/02/2026 6:57

Fundjavë me diell, ditën temperatura deri në 15C

Lajme

Gazeta Express

28/02/2026 6:57

Mot kryesisht me diell do të mbretërojë ditëve të ardhshme në vend. 

Mëngjeset mbesin të ftohta, me ngrica, derisa përgjatë luginave të lumenjve mund të shfaqen shkurtimisht, kushte për mjegullinë apo mjegull.  Temperaturat minimale zbresin në -2C e 2C.  Gjatë ditës temperaturat luhaten ndërmjet 12C e 15C.  Fryn erë jugore e lehtë 1-5m/s.

Ditën e diel vazhdon mot i kthjellët dhe me diell. 

Nga e hëna mbetet tutje situatë më e qëndrueshme meteorologjike.  Kalojnë kohë pas kohe vranësira, që ditën e martë, me dendësimin e tyre mund të shoqërohen me ndonjë rigë shiu.  Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 0C e 3C, e ato maksimale shkojnë deri në 15C e 16C, lokalisht në vlera prej 17C e 18C.  Kryesisht frynë erë e lehtë dhe mesatare jugore e jugperëndimore 2-7m/s.

Advertisement
Advertisement
Advertisement