Mot shumë i nxehtë do të vazhdojë të mbretëroj përgjatë ditëve të fundjavës në vend, të dominuar nga kushte kryesisht me kthjellime e diell.
Ditën e shtunë me zhvillime të vranësirave përreth zonave malore, më vonë pasdite shfaqen mundësi për ndonjë rrebesh shiu.
Temperaturat minimale zbresin deri në 16C e 18C. Maksimalet shkojnë deri në 33C e 36C. Fryn erë e lehtë dhe mesatare verilindore 4-10m/s.
Ditën e diel temperaturat maksimale sërish shënojnë rritje deri në 36C e 38C. Të larta mbesin edhe ditën e hënë ndërmjet 35C e 38C, e të martën zbresin lehtazi në 33. Ditën e mërkurë parashihen kalime më të shumta vranësirash, që aty këtu japin kushte për ndonjë rrebesh shiu. Temperaturat pësojnë rënie deri në 24C e 25C.
Nga dita e diel fryn erë jugperëndimore mesatare e mesatarisht e fuqishme me hove deri në 10 e 15m/s.
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK), është një institucion mikrofinanciar në Kosovë, që do të përfitojë një kredi prej 10...