Fundjava sjell javën e 16-të në Superligën A - Gazeta Express
string(44) "fundjava-sjell-javen-e-16-te-ne-superligen-a"

Sporte tjera

Gazeta Express

08/03/2024 16:57

Fundjava sjell javën e 16-të në Superligën A

Sporte tjera

Gazeta Express

08/03/2024 16:57

Elita e volejbollit kosovar, ka hyrë në fazë akoma më interesante, pasi kanë mbetur edhe 4 xhiro, deri në përmbyllje të edicionit të rregullt të garave.

Në konkurencën e djemve xhiro e 16-të i sjell dy ndeshje të shtunën , kurse një të dielën.

Lexo Edhe:

dyja ndeshjet e së shtunës zhvillohen nga ora 18:00, ku Skënderbeu e pret GE Therandën, kurse Ferizaj takohet me Ulpianën.

Ndeshja derbi e javës zhvillohet të dielën në 17:00h, ku vie ballafaqimi Peja – Drita.

Te vajzat, poashtu zhvillohen ndeshjet e javës së 16-të në Superligën A.

Takimi i vetëm i së shtunës është ai mes Skenderajt e Kastriotit, që luhet në orën 18:00.

Të dielën në 15:30, Prishtina takohet me Fushë Kosovën, kurse Drita luan me Fer Volley nga ora 19:00.